Haxhiu nis seancën gati me një orë vonesë, VV e LDK në sallë

Nga D V
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 11 shtator, Zhurnal.mk – Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, me gati një orë vonesë ka nisur vazhdimin e seancës konstituive, raporton Ekonomia Online.

Ajo kërkoi nga administrata që t’i bien ziles për të ftuar deputetët që të hyjnë në sallë.

“Është radha e PDK’së. Po i presim derisa ata të vijnë në sallë”, ka thënë ajo.

Seanca, e cila kishte nisur në orën 11:00, u ndërpre pasi PDK-ja lëshoi sallën, në shenjë kundërshtimi lidhur me mënyrën e zhvillimit të procesit për zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit.

Mosmarrëveshjet mes partive politike rreth votimit të nënkryetarëve kanë qenë edhe më herët shkak i bllokimit të procesit të konstituimit të Kuvendit.

Në këtë seancë nuk janë duke marr pjesë PDK.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër