Begaj uron nxënësit: Besoni te vetja dhe ëndrrat tuaja

Nga D V
14 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 14 shtator, Zhurnal.mk – Presidenti Bajram Begaj ka uruar të gjithë nxënësit dhe mësuesit në nisjen e vitit të ri shkollor.

Begaj shprehet se çdo ditë e re në shkollë është një mundësi për të mësuar, për të zbuluar dhe për të ëndërruar.

Duke vlerësuar rëndësinë e shkollës në formësimin e brezave të rinj dhe arsimimin cilësor si themel për të ardhmen e vendit, Kreu i Shtetit motivon nxënësit të ndjekin më përkushtim këtë vit shkollor.

“Besoni te vetja, besoni tek ëndrrat tuaja dhe tek e ardhmja. Ajo do të jetë më e mirë dhe është në duart tuaja”, shprehet presidenti.

Begaj përcolli një urim të veçantë për fëmijët që ulen për herë të parë në bankat e shkollës.

Ai shprehu gjithashtu mirënjohje për të gjithë ata mësues, të cilët me përkushtim, durim dhe dashuri kryejnë këtë mision fisnik.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër