Bekim Sali gjen zgjidhje për hapësirat e UNT-s

Nga D. V.
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 14 shtator, Zhurnal.mk – Rritja e numrit të studentëve në Universitetin “Nënë Tereza” ka sjellë nevojën për hapësira të reja, ndërsa një zgjidhje e përkohshme tashmë është gjetur.

Zv.kryeministri i parë dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, së bashku me rektorin e UNT-së, prof. dr. Bekim Fetaji, kanë shqyrtuar hapësirat e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, të cilat pritet të shfrytëzohen për nevojat e universitetit.

Sali bëri të ditur se kjo zgjidhje synon t’u sigurojë studentëve kushte më të përshtatshme për studim dhe proces mësimor të pandërprerë, deri në realizimin e kampusit të përhershëm të UNT-së.

“Për UNT-në nuk mjaftojnë premtimet. Nevojiten veprime, zgjidhje dhe përgjegjësi institucionale”, deklaroi Sali.

Zgjidhja e përkohshme vjen në një kohë kur UNT-ja po përballet me rritje të numrit të studentëve dhe mungesë të hapësirave të mjaftueshme për zhvillimin normal të mësimit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër