Arrestohet për dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tyre

Nga D V
14 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 15 shtator, Zhurnal.mk – Më 14.09.2026 në ora 12:30, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin P.A.(65) nga rrethina e Tetovës, duke vepruar sipas denoncimit paraprak nga bashkëshortja e tij 62-vjeçare se natën e kaluar rreth orës 21:00 në shtëpinë e tyre, ai e ka sulmuar fizikisht dhe i ka shkaktuar lëndime. Gjithashtu, është denoncuar se ai në periudhën e kaluar ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj vajzës së tyre 49-vjeçare. Ai është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të pasojë parashtresa përkatëse.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër