Bullgaria ndalon specat nga Maqedonia e Veriut, konstatohen nivele të larta pesticidesh

Nga Xh M
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 19 shtator Zhurnal.mk – Inspektorati Shtetëror i Bujqësisë ka shtuar kontrollet pasi disa dërgesa me speca nga Maqedonia e Veriut u ndaluan nga Bullgaria. Te specat u konstatuan nivele pesticidesh që tejkalonin kufijtë e lejuar. Autoritetet kanë nisur inspektime të posaçme për të përcaktuar origjinën e produkteve dhe për të verifikuar nëse janë respektuar rregulloret lidhur me përdorimin e pesticideve.

Nga Inspektorati i Bujqësisë thonë se ata lëshojnë një urdhër pune për një inspektim të jashtëzakonshëm të eksportuesit, dërgesa e të cilit është kthyer, duke vepruar sipas njoftimit të marrë nëpërmjet Sistemit të Alarmit të Shpejtë të BE-së për Ushqimin dhe Ushqimin e Kafshëve (RASFF). Inspektorati Shtetëror i Bujqësisë verifikon gjithashtu nëse fermerët mbajnë regjistra për produktet e mbrojtjes së bimëve të përdorura. Konkretisht, nëse ato përdoren në mënyrë korrekte (për sa i përket qëllimit të përdorimit, kulturës bujqësore, etj.) dhe në përputhje me udhëzimet e përdorimit.

Tashmë pritet që kontrollet në terren të tregojnë nëse fermerët kanë rrespektuar rregullat gjatë përdorimit të pesticideve dhe nëse produktet bujqësore përmbushin kërkesat e sigurisë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër