Stefanija Kuzmanovska është zgjedhur sonte kryetare e re e Forumit rinor të LSDM-së

Nga Xh M
47 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 20 shtator Zhurnal.mk – Stefanija Kuzmanovska është zgjedhur sonte kryetare e re e Rinisë Socialdemokrate të Maqedonisë (SDMM), në Konferencën e 27-të Zgjedhore të organizatës rinore të LSDM-së.

Sipas raportit të Komisionit për Kandidatura, i prezantuar në konferencë, janë dorëzuar dy kandidatura. Komisioni ka konstatuar se njëra prej tyre i plotësonte të gjitha kushtet e përcaktuara, ndërsa kandidatura e dytë është vlerësuar si e pabazuar.

Pas shqyrtimit të kandidaturave, Komisioni për Kandidatura e ka miratuar njëzëri kandidaturën e Stefanija Kuzmanovskës, e cila mbeti kandidatja e vetme për drejtimin e SDMM-së.

Kuzmanovska deri më tani ka ushtruar detyrën e nënkryetares së Rinisë Socialdemokrate të Maqedonisë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër