Maran merr vendimin e fundit, një tjetër futbollist i bashkohet Shqipërisë

Nga D V
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Feta Fetai është rikthyer zyrtarisht në Kombëtaren e Shqipërisë, pasi ka marrë ftesë nga Federata Shqiptare e Futbollit për grumbullimin e radhës.

Lajmin e ka bërë të ditur menaxheri i tij, Meriton Berisha, ndërsa ftesa për mesfushorin e Lokomotivës së Zagrebit ka ardhur sot, më 21 shtator.

Me përfshirjen e Fetait, numri i futbollistëve të ftuar nga përzgjedhësi Rolando Maran shkon në 30.

Fetai nuk është emër i panjohur për Kombëtaren A të Shqipërisë. Ai ishte grumbulluar më herët nga Silvinjo dhe në tetor të vitit 2024 ishte në stol në ndeshjen ndaj Gjeorgjisë në kuadër të Ligës së Kombeve.

Tani, në moshën 21-vjeçare, kapiteni i Kombëtares U21 rikthehet në përfaqësuesen A, pas paraqitjeve të tij me Lokomotivën e Zagrebit.

Në këtë sezon, Fetai ka regjistruar 270 minuta në total në katër paraqitje me klubin kroat.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër