Nju Jork, 21 shtator Zhurnal.mk – Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, i cili këto ditë ndodhet në Nju-Jork, zhvilloi takim zyrtar me zëvendëssekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Christopher Landau.
Në takim morën pjesë edhe Brendan Hanrahan, Ndihmëssekretar i Shtetit për Evropën, dhe Daniel Lawton, Zëvendësndihmëssekretar i Shtetit për Evropën.
Takimi ishte mundësi për një bisedë të hapur dhe thelbësore për partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për thellimin e dialogut politik dhe ekonomik, si dhe për çështjet me interes të përbashkët për të dyja shtetet.
Në një kohë sfidash serioze gjeopolitike dhe ndryshimesh në marrëdhëniet ndërkombëtare, për ne është me rëndësi të jashtëzakonshme të kemi marrëdhënie të forta, të qëndrueshme dhe parimore me partnerët tanë strategjikë.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë partner dhe aleat ynë strategjik prej shumë vitesh, ndërsa komunikimi i drejtpërdrejtë në nivel të lartë politik është pjesë e rëndësishme e forcimit të mëtejshëm të këtyre marrëdhënieve.
U diskutua për mundësitë e avancimit të bashkëpunimit në disa fusha, për zhvillimin ekonomik dhe investimet, sigurinë dhe stabilitetin e rajonit, si dhe për rolin e vendit tonë si aleat në NATO dhe partner që kontribuon për stabilitetin rajonal.
Maqedonia sot paraqitet me interesa shtetërore qartë të përcaktuara dhe me vendosmëri që këto interesa t’i përfaqësojë në mënyrë dinjitoze dhe të argumentuar para partnerëve të saj. Ndërtojmë marrëdhënie të bazuara në respekt të ndërsjellë, besim dhe bashkëpunim konkret, i cili duhet të sjellë rezultate për qytetarët dhe për shtetin.
Veçanërisht e rëndësishme është që kemi dialog të drejtpërdrejtë dhe të hapur me administratën amerikane.
Takime të tilla janë mundësi që qëndrimet tona të paraqiten qartë dhe interesat maqedonase të dëgjohen aty ku diskutohet për çështje të rëndësishme rajonale dhe globale.
Politika jonë është politikë e dinjitetit, parimeve dhe mbrojtjes së interesave shtetërore.
Miqësitë nuk ndërtohen me fjalë, por me besim. Partneritetet nuk maten me protokoll, por me vepra. Ndërsa respekti ndaj një shteti ndërtohet me qëndrime të qarta, dinjitet dhe kredibilitet.
Pikërisht një shtet të tillë po ndërtojmë.
Të drejtë, me qëndrim të qartë dhe me një të ardhme të sigurt.
