Nikolloski‑Al Sebusi: Ekziston potencial i madh për avancimin e bashkëpunimit me EBA në aviacion, infrastrukturë dhe turizëm

Nga D V
14 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 24 shtator, Zhurnal.mk – Zëvendëskryeministri dhe ministër i transportit, Aleksandar Nikoloski, sot realizoi takim me ambasadorin e Emirateve të Bashkuara Arabe në Maqedoni, Abdulla Al Sebusi, ku u shqyrtuan mundësitë për avancimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve, me theks në aviacion, infrastrukturë dhe turizëm.

Fokus i veçantë i takimit ishte vendosur mbi mundësitë për bashkëpunim në aviacion dhe vendosjen e një linje të re ajrore ndërmjet dy vendeve.

Gjithashtu u hapën edhe çështjet për investime në infrastrukturën e transportit, përfshirë realizimin e projekteve të mëdha infrastrukturore me rëndësi rajonale.

U diskutua edhe për avancimin e turizmit mes dy vendeve si dhe për potencialin për investime në infrastrukturën turistike dhe zhvillimin e ofertave të reja turistike.

Zëvendëskryeministri Nikoloski i theksoi mundësitë dhe kushtet investuese që i ofron Maqedonia për investitorët e huaj, duke përmendur pozitën gjeografike të favorshme të vendit, lidhjen e tij me korridoret rajonale të transportit, si dhe mundësitë për realizimin e projekteve me rëndësi strategjike dhe infrastrukturore.

Në takim u theksua edhe potenciali për vendosjen e bashkëpunimit me kompani dhe investitorë nga Emiratet e Bashkuara Arabe në disa fusha strategjike me rëndësi për Maqedoninë.

U konkludua se ekziston hapësirë e madhe për bashkëpunim, ndërsa qëllimi është që në periudhën e ardhshme të krijohen kushte për realizimin e investimeve dhe projekteve konkrete me interes të përbashkët.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër