Ademi: Ali Ahmeti ka dhënë intervistë në Hagë për 3 orë

Nga R.ZH
19 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 24 shtator, Zhurnal.mk – Sekretari i BDI-së, Arbër Ademi në emisionin “N’Dritë” në Alsat u përplas me deputetin e VLEN-it, Bekim Qoku lidhur me çështjen e gjykimit në Hagë dhe interpretimet e ministrit të Drejtësisë, Jeton Shasivari. Pas akuzave nga Qoku se Ali Ahmeti ka qenë dëshmitar në Hagë, Ademi tha se Ahmeti ka dhënë intervistë por në cilësinë e udhëheqësit të UÇK-së.

“Nuk është e vërtetë që se zotëri Ali Ahmeti ka qenë si dëshmitarë, ai është intervistuar si drejtues i Lëvizjes Kombëtare dhe si themelues i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pra diku rreth 27 orë për tre ditë është intervistuar dhe nuk ka qenë dëshmitar”, tha Ademi./Alsat.mk.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër