PTHP: Është ngritur aktakuzë për dëmtimin e shtëpisë së Malevski në Strugë

Nga D V
19 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 25 shtator, Zhurnal.mk – Prokuroria Themelore Publike Strugë ka ngritur Aktpadi kundër gjashtë personave për vepra penale – Dëmtim ose shkatërrim i të miravemateriale nën mbrojtjen e përkohshme ose trashëgimi kulturore të nenit 264 të Kodit Penal.

Siç njoftojnë nga PTHP-ja, i pandehuri i parë, drejtues i një firmë ndërtimore nga Veleshta, si ivestitorë dhe realizues i punimeve për shembjen e objektit, ka qenë i detyruar me vendim të Drejtorisë për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore të hartojë projekt ideor në mënyrë të rreptë të vërtetuar sa i përket shembjes, duke pasur parasysh se ky objekt ka qenë shumë afër dhe ndante një mur ndarës dhe një strukturë çatie me shtëpinë e vjetër të mbrojtur në Strugë të Vllado Maleskit.

Inxhinieri dhe arkitekti i nëdrtimit nga Sektori për urbanizëm pranë Komunës së Strugës akuzohen se e kanë hartuar dhe miratuar lejen e ndërtimit, pa u deponuar projelkti ideor për shembjen e objektit paraprak të parcelkës, me çka e kanë ndihmuar të pandehurin e parë ta kryejë veprën penale.

Në aktakuzë përfshihet edhe kryetari i atëhershëm i Komunës së Strugës, i cili dha miratimin me të cilin, në kundërshtim me Vendimin e Drejtorisë për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, i lejoi të pandehurit të parë, përveç katit përdhes dhe katit të parë, të ndërtojë edhe një bodrum në ndërtesë.

Veprimet e të pandehurve, më 15.10.2025, në rrugën “Vëllezërit Miladinovci” në Strugë, u dëmtua një shtëpi e vjetër strugane e shpallur trashëgimi kulturore e rëndësishme.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër