Durmishi nga Baku: Maqedonia e Veriut është platformë prodhuese dhe eksportuese për tregjet evropiane dhe rajonale

Nga D V
19 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 25 shtator, Zhurnal.mk – Ministri i ekonomisë dhe punës, Besar Durmishi, mori pjesë në Forumin e Dytë Ndërkombëtar të Investimeve në Azerbajxhan – AIIF 2026, në panelin “Rindërtimi i besimit në një botë të fragmentuar: Azerbajxhani si portë strategjike mes rajoneve”.

Durmishi theksoi se në kushte të pasigurisë globale ekonomike dhe gjeopolitike, Maqedonia e Veriut po ndërton rritjen ekonomike përmes investimeve, reformave strukturore, sigurisë energjetike dhe thellimit të integrimit rajonal dhe evropian. “Në kohë pasigurie globale nuk duhet të tërhiqemi nga cikli investues. Përkundrazi, duhet të vazhdojmë me investime në infrastrukturë, energjetikë, digjitalizim, kapitalin njerëzor dhe kapacitetet prodhuese”, porositi Durmishi.

Ai para investitorëve theksoi pozitën gjeografike të vendit në Korridoret 8 dhe 10, zonat industriale, industrinë e zhvilluar automobilistike dhe qasjen në më shumë se 650 milionë konsumatorë përmes marrëveshjeve tregtare.

“Mos e shikoni Maqedoninë e Veriut vetëm si një treg të vogël vendas. Shikojeni si platformë prodhuese, eksportuese dhe rajonale”, theksoi ministri. Durmishi nënvizoi se prioritet i Qeverisë është tërheqja e investimeve me vlerë të shtuar më të lartë, të cilat sjellin teknologji dhe dije të reja, hapin vende pune më të paguara dhe i lidhin kompanitë vendase me zinxhirët globalë të vlerës.

Sa i përket lëvizjeve ekonomike, ministri theksoi se ekonomia në tremujorin e dytë të vitit 2026 realizoi rritje prej 4,3 për qind, gjë që, siç theksoi, është sinjal shtesë për qëndrueshmërinë dhe potencialin e ekonomisë maqedonase

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër