Goditje për Kosovën para Izraelit, Hajdari largohet nga grumbullimi, Avdullahu lirohet përkohësisht

Nga D V
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Albian Hajdari nuk do të jetë në dispozicion të Kosovës për dy ndeshjet e radhës në Ligën e Kombeve, ndaj Izraelit dhe Austrisë.

FFK ka njoftuar se mbrojtësi është larguar nga grumbullimi i “Dardanëve” në Debrecen, pasi është konstatuar se nuk do të arrijë të rikuperohet në kohë nga lëndimi.

Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor për ta rikuperuar futbollistin, Hajdari nuk do të jetë i gatshëm për përzgjedhësin Franco Foda në këto dy përballje.

Ndërkohë, për arsye familjare, përkohësisht nga grumbullimi është liruar edhe mesfushori Leon Avdullahu.

Sipas FFK-së, Avdullahu pritet t’i bashkohet ekipit përsëri sa më shpejt që të jetë e mundur.

Kosova fillimisht do të përballet me Izraelin, ndërsa më pas e pret sfida ndaj Austrisë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër