Klekovski: Shqyrtojmë zgjidhje të reja për mungesën e terminëve mjekësore

Nga D V
14 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 29 shtator, Zhurnal.mk – Mungesa e terminëve për kontrolle mjekësore dhe rezultatet që vonohen vazhdojnë të përbëjnë shqetësim për qytetarët. Pritja shpeshherë nuk përfundon me kryerjen e ekzaminimit sepse edhe pas marrjes së rezultateve ato nuk arrijnë të kontrollohen në kohë. Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski thotë se problemi me terminët është problem global.

“Ajo që nuk ka mjek, nuk ka infermiere, nuk ka terminë nuk është vetëm problem i vendit tonë, ai është një problem global”, tha Sasho Klekovski, ministër i Shëndetësisë.

Klekovski thotë se në shumicën e rasteve vonesat janë si pasojë e mungesës së personelit. Sipas tij shqyrtohet mundësia që kontrollet e thjeshta të kryhen jo vetëm nga mjekët por dhe punonjës të tjerë shëndetësor.

“Për shembull, në Zhirovnicë kemi një farmaci, por nuk kemi mjek. A duhet që aty të mundësohet matja e tensioni i gjakut ose të bëhet kontrolli i sheqerit në gjak, por këto fillimisht duhet të jenë pjesë e shërbimeve që ligjërisht do të lejohen. Bëhet fjalë për një propozim që prej më shumë se dy vitesh qëndron i lënë mënjanë dhe është harruar. Qëllimi im është që kudo ku ka një punonjës shëndetësor të trajnuar, pavarësisht nëse është infermier, mjek apo farmacist, të mundësohet kryerja e kontrolleve të thjeshta, si matja e tensionit të gjakut, matja e nivelit të glukozës në gjak dhe të ngjashme”, Sasho Klekovski, ministër i Shëndetësisë.

Maqedonia e Veriut renditet si vendi i parë në rajon për vdekshmëri nga sëmundjet kardiovaskulare. Sipas dhënave të vitit 2025, 6888 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e kësaj sëmundje. Shkalla e vdekshmërie është 37,4% për 1000 banorë. Sëmundjet kardiovaskulare dhe sëmundjet si diabeti i padiagnostikuar vazhdojnë të jenë sëmundjet më të rrezikshme ndërsa diagnostikimi i tyre mund të jetë shumë i lehtë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër