Importohen shalqinj në vend edhe pse ka edhe për eksport

Nga D V
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 30 shtator, Zhurnal.mk – Prodhimtaria e shalqirit (pjeprave dhe shalqinjve) në vend në dhjetë vitet e fundit lëviz në rreth 130 mijë tonë. Me shalqi vitin e kaluar ishin mbjellë 4.999 hektarë sipërfaqe me prodhimtari të përgjithshme prej 132.323 tonë, ose në mesatare nga 26.566 kilogramë për hektar.

Analiza e MIA-s e të dhënave nga Enti Shtetëror i Statistikave tregon se megjithëse prodhimi vendas i shalqirit mbetet i qëndrueshëm dhe Maqedonia e Veriut ka eksportuar shumë herë më shumë shalqinj sesa ka importuar në pesë vitet e fundit, suficiti tregtar po zvogëlohet me shpejtësi për shkak të rritjes së fortë të importit. Raporti midis eksporteve dhe importeve është ulur nga 6,4:1 në vitin 2022 në rreth 1,3:1 këtë vit, duke treguar dobësim gradual të pozicionit të eksportit të vendit.

Çekia mbetet tregu më i madh eksportues me 36 për qind pjesëmarrje në eksportin e përgjithshëm, përderisa Shqipëria u bë bindshëm furnizuesi më i madh në tregun vendor, duke siguruar gati 89 për qind të sasive të importuara.

Analiza e të dhënave nga Enti Shtetëror i Statistikave tregon se tregjet tradicionale rajonale si Serbia dhe Kosova po humbasin rëndësi, ndërsa roli i tregjeve nga Evropa Qendrore dhe Lindore, veçanërisht vendet baltike, është në rritje. Norvegjia dhe Gjermania mbeten tregjet më fitimprurëse, me çmimet më të larta mesatare të eksportit për kilogram.

Eksporti gjatë viteve të fundit ndryshon, përderisa importi shënon rritje të vazhdueshme. Eksporti është fuqishëm i koncentruar në qershor, korrik dhe gusht, me çka në korrik më fuqishëm, përderisa importi edhe pse bëhet gjatë të gjithë muajve, në vëllim është më i madhi në muajt e verës.

Eksport më të madh kemi në vitin 2022 kur ishin eksportuar 11 378 mijë tonë, përderisa në vitin e ardhshëm 2023 kemi eksport më të ulët prej 5 809 mijë tonë. Në vitin 2024 përsëri eksporti rritet dhe është 10 181 mijë tonë, përderisa vitin e kaluar ishin eksportuar 7 408 mijë tonë shalqi.

Në shtatë muajt e parë të këtij viti ishin eksportuar 4 381 mijë tonë shalqi, përderisa ishin eksportuar 5 924 mijë tonë, që është rekord në numra absolutë në krahasim me vitet e fundit.

Në vitin 2022 kemi importuar 1 589 mijë tonë shalqi, vitin e ardhshëm 2023, 2 178 mijë tonë, që në vitin 2024 ta dyfishojmë në 2 850 mijë tonë, përderisa vitin e kaluar është rritur tashmë trefish importi i shalqinjve dhe arrin 4 757 mijë tonë.

Nëse analizohet sipas vendit, eksportet e shalqirit në periudhën 2022-2026 janë përqendruar fuqishëm në tregjet e Evropës Qendrore dhe Lindore. Destinacioni më i rëndësishëm gjatë gjithë periudhës është Republika Çeke, e cila është vazhdimisht tregu i parë i eksportit për sa i përket sasisë dhe vlerës, ku eksportohen mesatarisht 2,4 milionë kilogramë. Ukraina, Lituania, Serbia dhe Polonia gjithashtu kanë një pjesë të konsiderueshme, por me luhatje më të mëdha vjetore.

Në eksportin e shalqirit në shtatë muajt e parë të këtij viti Çekia merr pjesë me rreth 36%, pastaj vijon Ukraina me 15% dhe Polonia dhe Lituania me nga rreth 8%.

Në vitet e fundit vërehet ulje graduale e rëndësisë të tregjeve rajonale tradicionale si Serbia dhe Kosova, përderisa rritet rëndësia e tregjeve nga Evropa Qendrore dhe Lindore. Veçanërisht dallohen Ukraina, Polonia dhe vendet baltike si tregje me potencial të rëndësishëm për rritje të mëtutjeshme.

Në Serbi në vitin 2024 ishin eksportuar 1 129 mijë tonë shalqinj, që në vitin 2025 eksporti të rritet në 658 mijë, përderisa në shtatë muajt e parë të këtij viti janë eksportuar vetëm 226 mijë tonë shalqi.

Bullgaria është tregu rajonal me rritje më të shpejtë në vitin 2024 dhe 2025, me 1,5 milionë kilogramë rekord në vitin 2025, përderisa Bosnja e Hercegovina është tregu rajonal më i qëndrueshëm, me sasi ndërmjet 400 dhe 770 mijë kg në gjithë periudhën.

Për sa i përket vlerës së shtuar, Gjermania, Norvegjia dhe Finlanda arrijnë çmimet mesatare më të larta të eksportit, duke treguar mundësinë e të ardhurave më të larta përmes orientimit më të madh drejt këtyre tregjeve. Në përgjithësi, struktura e eksportit tregon diversifikim dhe pozicionim gradual drejt tregjeve me fuqi blerëse më të lartë dhe kërkesë në rritje.

Çekia është e para edhe për nga vlera, si treg me vlerë 466,5 mijë euro në shtatë muajt e parë, pastaj vijon Ukraina me 273,6 mijë euro, përderisa e treta është Norvegjia me 191,7 mijë euro, edhe pse është e shtata për nga sasia, që nënkupton se aty arrihet çmim dukshëm më i lartë për kilogram prej rreth 0,85 euro.

Pas Norvegjisë, çmim të dytë më të lartë eksporti, në shtatë muajt e parë të këtij viti ka Gjermania – 0,55 euro për kilogram, pastaj Ukraina – 0,32 për kilogram, përderisa Çekia është e katërta me 0,22 euro për kilogram.

Tregjet që blejnë më shumë, por me një çmim më të ulët, janë Republika Çeke (0,21-0,30 €/kg), Serbia (0,15-0,29 €/kg), Bullgaria (0,12-0,31 €/kg) dhe Bosnja dhe Hercegovina (0,18-0,25 €/kg), ndërsa tregjet me fitime më të larta janë Norvegjia (0,39-0,85 €/kg), Finlanda (0,77-0,87 €/kg) dhe Gjermania (0,45-0,62 €/kg). Ukraina, Lituania dhe Polonia janë tregje që kombinojnë vëllime relativisht të mëdha me një çmim prej rreth 0,25-0,35 €/kg.

Maqedonia mbetet eksportuese neto e shalqinjve, por suficiti tregtar ka qenë në rënie të ndjeshme për vite me radhë. Importet po rriten fuqishëm, duke u rritur nga 1,6 milionë kilogramë në vitin 2022 në mbi 4,3 milionë kilogramë në shtatë muajt e parë të vitit 2026. Shqipëria po bëhet padyshim furnizuesja më e rëndësishme, me një pjesëmarrje prej rreth 89% në importin total. Rënia e raportit eksport/import nga 6,4:1 në vitin 2022 në rreth 1,3:1 në vitin 2026 tregon një dobësim gradual të pozicionit neto të eksportit të vendit në tregtinë e shalqinjve.

Më së shumti shalqinj importojmë nga Shqipëria, e cila ka pjesëmarrje prej 78% importi i përgjithshëm i shalqinjve në pesë muajt e fundit, pastaj vijon Greqia me 16,3% dhe Turqia me 3,1%.

Në pesë vitet e fundit, Shqipëria është bërë furnizuesi dominues i shalqinjve në tregun e Maqedonisë. Pjesa e saj është rritur nga rreth 50% në vitin 2022 në pothuajse 89% në vitet 2025 dhe 2026, që do të thotë se sot pothuajse 9 nga çdo 10 kilogramë shalqinj të importuar vijnë nga Shqipëria.

Greqia mbetet furnizuesja e dytë më e rëndësishme, por me pjesëmarrje dukshëm më të vogël, përderisa Turqia gradualisht e humb rëndësinë dhe në vitin 2026 nuk ka regjistruar import.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër