Rama, takim me ambasadorin e ri amerikan në Tiranë

Nga D V
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 30 shtator, Zhurnal.mk – Kryeministri Edi Rama priti sot nw një takim mirëseardhjeje ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Eric Wendt.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ndau edhe një fotografi nga takimi me diplomatin amerikan, duke e shoqëruar me mesazhin, “Takimi i mirëseardhjes së Ambasadorit të ri amerikan në Tiranë, Eric Wendt”.

Eric Wendt nisi zyrtarisht detyrën si ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, më 26 shtator, pasi i dorëzoi letrat kredenciale Presidentit Bajram Begaj.

Ndërkohë, më 2 tetor, Ambasada e SHBA-së në Tiranë pritet të organizojë një ceremoni prezantuese për ambasadorin e ri, në një hotel në qendër të kryeqytetit.

Eric Wendt, 61 vjeç, ka qenë pjesë e forcave speciale ”Green Beret”. Ai ka shërbyer gjithashtu si komandant i Komandës së Operacioneve Speciale të NATO-s, si dhe në pozicione të rëndësishme në Lindjen e Mesme dhe rajonin e Paqësorit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër