Durmishi për Procesin e Berlinit: Tregu rajonal sjell rezultate konkrete për kompanitë

Nga D V
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 30 shtator, Zhurnal.mk – Ministri i Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi mori pjesë në konferencën në Budvë dhe në takimin ministror në Cetinë, në kuadër të Procesit të Berlinit. Në të dyja ngjarjet u diskutua për forcimin e Tregut të përbashkët rajonal dhe për përshpejtimin e afrimit ekonomik të Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Evropian.

Durmishi theksoi se rajoni tashmë ka kapacitete industriale, fuqi të kualifikuar punëtore dhe kompani të lidhura me prodhuesit evropianë, por se bashkëpunimi midis ekonomive është ende nën potencialin e tij. Sipas tij, hapi i radhës është që kompanitë vendore të lidhen në zinxhirë rajonalë të furnizimit dhe të zhvillojnë produkte dhe shërbime me vlerë të shtuar më të madhe.

“Qëllimi ynë nuk është që Maqedonia e Veriut të jetë vetëm një vend prodhimi. Dëshirojmë që kompanitë vendore të bëhen furnizues më të fortë, të zhvillojnë produktet dhe teknologjitë e tyre dhe të kenë pjesëmarrje më të madhe në zinxhirët evropianë të vlerës. Për këtë na nevojiten treg rajonal i lidhur më mirë, njerëz të kualifikuar dhe më shumë investime në inovacione”, tha Durmishi.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër