Kasami priti mysafirë nga SHBA në Tetovë: Ndërtim urash bashkëpunimi dhe dialogu

Nga D V
14 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 30 shtator, Zhurnal.mk – Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, sot priti në zyrën e tij mysafirë të veçantë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, z. Lee Corder dhe znj. Paula Corder.

Gjatë takimit u zhvillua një bisedë e hapur dhe miqësore, ku u shkëmbyen mendime mbi rëndësinë e bashkëpunimit, ndërtimit të urave mes njerëzve dhe institucioneve, si dhe forcimit të marrëdhënieve mes komuniteteve.

Kasami vlerësoi angazhimin e mysafirëve amerikanë në afrimin e liderëve politikë, profesionistëve, organizatave jofitimprurëse dhe institucioneve, duke e cilësuar si një kontribut të çmuar për krijimin e lidhjeve të reja dhe promovimin e dialogut.

“E vlerësoj këtë vizitë si një mundësi të mirë për të ndërtuar ura të reja bashkëpunimi dhe për të vazhduar komunikimin me miqtë tanë nga Shtetet e Bashkuara”, theksoi kryetari Kasami.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër