Arrestohen tre shtetas të Shqipërisë në Pejë, u kapën me 1 kg marihuanë në veturë

Nga D V
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 01 tetor, Zhurnal.mk – Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar tre persona, shtetas të Shqipërisë, pasi në veturë kishin 1 kilogram marihuanë.

Rasti ka ndodhur të mërkurën, në ora 23:35.

“Pejë / 30.09.2026 – 23:35. Janë arrestuar tre të dyshuar dy meshkuj kosovarë dhe një femër shtetas e Shqipërisë pasi njësitë relevante policore në bagazhin e veturës së dyshuar, në të cilën kanë qenë duke udhëtuar, kanë gjetur dhe konfiskuar 1 kg substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë”, thuhet në raport.

Si prova materiale nga të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar edhe para të gatshme, tre telefona celular, dy thika dhe vetura me të cilën kanë qenë.

Tre të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër