Bastisje në Koçan, sekuestrohen rreth 200 lloje të ndryshme parfumesh pa dokumentacion – ndalohet një person

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 19 nëntor, Zhurnal.mk – MPB Maqedoni njofton se dje (18.11.2026), në orën 17:25, në Koçan, nëpunës policorë të NJPB Koçan e privuan nga liria A.D. (31) nga Koçani, për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “Shkelje e të drejtave të pronësisë industriale dhe përdorim i paautorizuar i firmës së huaj”, sipas nenit 285 të Kodit Penal.

“Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, të kryer me urdhër gjykate, janë gjetur dhe sekuestruar 197 lloje të ndryshme parfumesh të markave të njohura, si dhe produkte të ndryshme kozmetike dhe produkte të tjera, për të cilat nuk posedonte asnjë dokumentacion”.

“Për rastin është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë të ngjarjes do të vijojë kallëzimi përkatës”, thonë nga MPB.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër