Klekovski: 126 pacientë marrin trajtim për fibrozë cistike

Nga D V
14 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 01 tetor, Zhurnal.mk – Shëndetësia në vend ka kapacitet për trajtimin e pacientëve me fibrozë cistike, thotë ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski. Ai theksoi se aktualisht në vend trajtohen 126 pacientë të prekur nga fibroza cistike. Klekovski tha se aktualisht aplikohen dy risi, përfshirja në trajtim e pacientëve nga mosha dyvjeçare, pasi deri më tani trajtoheshin pacientë nga mosha 12 vjeçare dhe vetëm rastet kritike nën 12 vjeç. Si dhe risia e dytë, përfshirjen e pacientëve me mutacione të ndryshme gjenetike.

“Përparimi nuk është vetëm në terapi, por edhe në profesionalizmin e trajtimit. Jemi veçanërisht falënderues ndaj dy klinikave, Kozle dhe Klinikën e Fëmijëve që nëpërmjet “tuining”, programit të Berlinit dhe Kembrixhit të aplikohen trajtimet më të mira të pacientëve me fibrozë cistike.”, – theksoi ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski.
Me përkrahjen e Ministrisë së Shëndetësisë, rritjen e buxhetit, Fondit të Sigurimit Shëndetësorë dhe bisedimet e suksesshme me prodhuesin VERTEKS, qasja e terapisë moderne modulare u mundësohet të gjithë 126 pacientëve, të cilët i plotësojnë kriteret mjekësore, duke filluar nga mosha dyvjeçare. Sipas autoriteteve shëndetësore, kjo mundëson shërim më të shpejtë të pacientëve dhe kontroll më të mirë të sëmundjes.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër