Kandidati për ambasador amerikan: Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në BE është në interes të SHBA-së

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 05 tetor, Zhurnal.mk – Kandidati i presidentit Donald Trump për ambasador të SHBA-së në Bullgari, Douglas Holder, deklaroi se është në interesin amerikan që Maqedonia e Veriut të arrijë të anëtarësohet në Bashkimin Evropian. Deklarata u bë gjatë dëgjimit të tij në Komitetin për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit amerikan më 30 shtator.

I pyetur për rolin e Uashingtonit në raportet mes Shkupit dhe Sofjes, Holder tha se mosmarrëveshjet mes dy vendeve janë komplekse, ndërsa SHBA-ja ka marrëdhënie të mira me të dyja palët.
“Nëse konfirmohem, synimi im do të jetë të ruaj marrëdhëniet me të dyja vendet, të bisedoj me udhëheqësit e tyre dhe të inkurajoj mirëkuptimin e ndërsjellë”, deklaroi Holder. Kur u pyet drejtpërdrejt nëse anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në BE është në interesin amerikan, ai u përgjigj pozitivisht.

Holder, ish-anëtar republikan i Dhomës së Përfaqësuesve të Floridës, është nominuar nga Trump për postin e ambasadorit në Sofje dhe pret konfirmimin e Senatit. Ai paralajmëroi se, nëse konfirmohet, ndër prioritetet e tij do të jenë edhe forcimi i bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar mes SHBA-së dhe Bullgarisë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër