Kuvendi miraton ndryshime ligjore për sektorin publik dhe pagat e funksionarëve

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 08 tetor, Zhurnal.mk – Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi sot, me shumicë votash, ndryshimet dhe plotësimet në disa ligje që u shqyrtuan në kuadër të seancës së 125-të.

Mbështetjen e deputetëve e morën ndryshimet në Ligjin për drejtuesit e lartë dhe në Ligjin për të punësuarit në sektorin publik. Gjithashtu, u miratuan ndryshimet në Ligjin për pagat dhe kompensimet e tjera të personave të zgjedhur dhe të emëruar, si dhe në Ligjin për pyjet.

Nënkryetarja e Kuvendit, Vesna Bendevska, ndërpreu seancën pasi nuk kishte mundësi procedurale për të vijuar shqyrtimin e pikave të tjera. Për vazhdimin e saj do të ketë njoftim plotësues.

Në rendin e ditës mbeten për shqyrtim propozimndryshimet në Ligjin për nëpunësit administrativë dhe në Ligjin për punët e jashtme. Deputetët pritet të shqyrtojnë edhe propozim-programet kombëtare për arsimin e lartë dhe për veprimtarinë kërkimore-shkencore, bashkë me masat e propozuara për periudhën 2025–2030.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër