Mexhiti nga Kamjani: Me unifikimin e VLEN-it, krijojmë forcën e vetme me shtrirje në gjithë Republikën

Nga admin
484 e lexuar
A+A-
Rivendos

Tetovë, 8 shkurt – Sonte, kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, zhvilloi një takim me strukturat e Lëvizjes Demokratike–VLEN në fshatin Kamjan, Komuna e Bogovinës, në një atmosferë të jashtëzakonshme dhe me pjesëmarrje të gjerë të të rinjve, Forumit të Grave dhe profesionistëve.

Duke përgëzuar strukturat për fitoren e madhe në zgjedhjet lokale, Mexhiti theksoi se fuqizimi i Lëvizjes Demokratike është fuqizim i drejtpërdrejtë i VLEN-it. Sipas tij, unifikimi i VLEN-it në një subjekt të vetëm politik po e shndërron këtë koalicion në forcë të vetme politike me shtrirje në të gjithë territorin e vendit.

Ai nënvizoi se organizimi nga baza dhe konsolidimi i strukturave në terren janë faktorë kyç që e dallojnë VLEN-in nga opozita, duke e pozicionuar atë si alternativë serioze dhe me ndikim real në nivel shtetëror, ku qytetari shqiptar mbetet prioriteti kryesor.

https://www.facebook.com/share/p/1Ace8wsdd2/

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër