TVSH-ja e ulur për naftën nga 18 në 10 për qind mbetet në fuqi deri më 20 tetor

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Qeveria e zgjat deri më 20 tetor masën për uljen e TVSH-së për naftën nga 18 në 10 për qind. Siç njoftoi ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, qëllimi i këtij vendimi është zbutja e presioneve të çmimeve mbi amvisëritë dhe ekonominë, si dhe ruajtja e stabilitetit ekonomik. Ajo shtoi se institucionet kompetente mbeten të përqendruara te lëvizjet në bursat globale. Kjo masë u vendos për herë të parë më 14 shtator. Nga prilli i këtij viti është në fuqi edhe masa për uljen e akcizës për naftën me 4 denarë dhe për benzinat me 2 denarë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër