Magyar uron Kurtin

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Budapest, 10 tetor Zhurnal.mk – Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, nëpërmjet ambasadorit László István Dux, pranoi letër urimi nga kryeministri i Hungarisë Péter Magyar, për mandatin e ri qeverisës.

“Dua t’ju shpreh urimet më të sinqerta për zgjedhjen tuaj Kryeministër i Republikës së Kosovës. Ne njohim rolin kyç të Kosovës në stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor. Andaj, jemi të bindur që një Ballkan Perëndimor prosperues ka rëndësi jetike për Hungarinë dhe mbarë kontinentin evropian” , shkroi ai.

Kryeministri Magyar rikonfirmoi përkushtimin e Hungarisë për sigurinë e Republikës së Kosovës dhe shprehu mbështetjen për integrimin e saj evropian.

“Në këtë frymë, më lejoni të ritheksoj se Hungaria mbetet e përkushtuar për të kontribuuar për sigurinë e Kosovës nëpërmjet pjesëmarrjes në misionin e KFOR-it dhe për të mbështetur vendin tuaj në rrugën evropiane”, shkroi kryeministri Magyar. Ky lajm është vlerësuar pozitiv për Kosovën, pasi që ish-kryeministri Orban nuk kishte shprehur gatishmërinë për të mbështetur Kosovën, për shkak të relacioneve të tij me ish-presidentin serb Vuçiq.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër