“Flamuri serb do të valvitet mbi Prizren”, reagon Berisha: Deklarata luftënxitëse e Ivica Daçiç, klounit të Millosheviçit

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 12 tetor, Zhurnal.mk – Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratat e ministrit serb, Ivica Daçiç i cili deklaroi të dielën se flamuri serb do të valvitet mbi Prizren.

Berisha i ka cilësuar këto deklarata si provokuese dhe luftënxitëse.

Kreu demokrat gjithashtu ka shtuar se PD i dnënon këtp deklarate teksa shtoi se janë rrezik real për stabilitetin dhe bashkëpunimin rajonal.

“Deklarata luftënxitëse e Ivica Daçiç, klounit të Millosheviçit. Në një deklaratë provokuese dhe luftënxitëse, Ivica Daçiç u shpreh se Flamuri serb do të valvitet mbi Prizren!

Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe këtë deklaratë të kllounit, pasardhësit direkt partiak të kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviç, që dëshmon edhe një herë se udhëheqja e verbër ultranacionaliste aktuale serbe është një armike e paqes, një rrezik real për stabilitetin dhe bashkëpunimin rajonal”, shkruan Berisha.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër