Prishtinë, 12 tetor Zhurnal.mk – Nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e PDK-së, Vlora Çitaku ka deklaruar se Kosova gjendet në dy procese të rëndësishme, procesi i Apelit në Hagë dhe Këshilli i Evropës.
Ajo tha se është e rëndësishme të diskutohet me partnerët e BE-së për thelbin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.
“Dy gjëra janë të rëndësisë së veçantë, procesi i Apelit në Hagë dhe Këshilli i Evropës. Është normale që ndonjëherë me miqtë të kemi mospajtime, por besoj që do të kemi kohë të bisedojmë edhe me përfaqësuesit e BE-së dhe t’ua sqarojmë vullnetin politik të deputetëve të zgjedhur të Kuvendit. Kosova me ligj, dhe me vullnet kërkon drejtësi. Nuk po kërkojmë të i ikim drejtësisë, por po synojmë që procesin e deformuar dhe devijuar, ta kthejmë në binarë të drejtë. Kosova është partner, partnerët diskutojnë, debatojnë, por jam e bindur që në fund do të ketë pajtueshmëri”, tha Çitaku.
