Tiranë, 13 tetor, Zhurnal.mk – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha reagoi sot ndaj ndërhyrjes së policisë ndaj studentëve protestues në Tiranë.
“Stop terrorit të banditëve të narkoshtetit ndaj studentëve guximtarë. Nderim studentëve misionarë!”, shkruan Berisha, në reagimin e tij në rrjetet sociale.
Kreu i PD-së shpreh solidaritetin për studentët e dhunuar nga policia gjatë protestës së kësaj të marte, duke dënuar ashpër ndërhyrjen ndaj tyre.
Berisha e cilëson qëndresën e të rinjve një akt guximi, ndërsa në reagimin e tij publik, ngre zërin kundër dhunës policore ndaj studentëve protestues.
