Mickoski do të marrë pjesë në nënshkrimin e marrëveshjes për investimin e ri të “Kromberg & Schubert”

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 14 tetor, Zhurnal.mk – Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, nesër (15 tetor 2026) do të marrë pjesë në nënshkrimin zyrtar të marrëveshjes për investimin e ri të kompanisë gjermane “Kromberg & Schubert”.

Ngjarja është caktuar të fillojë në orën 11:00 dhe do të mbahet në Sallën Solemne të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, kryeministri Mickoski dhe përfaqësuesit e kompanisë “Kromberg & Schubert” do të mbajnë konferencë të përbashkët për shtyp në Qendrën e Medias të Qeverisë, ku do të bëhen publike detajet për investimin e ri.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër