Taleski: Bujqësia po kolapsionon për shkak të çmimeve të ulëta dhe kostove të larta, LSDM propozoi 4 miliardë denarë mbështetje

Nga I.A
A+ A-
Rivendos

Shkup, 14 tetor, Zhurnal.mk – Bujqësia maqedonase ndodhet në gjendje katastrofale, bujqit përballen me çmime të ulëta të blerjes, kosto të larta të prodhimit dhe plasman të pasigurt, ndërsa gjithnjë e më shumë prodhues heqin dorë nga bujqësia, theksoi deputeti i LSDM-së, Mile Taleski, në seancën e sotme parlamentare në arsyetimin e projekt–Ligjit për mbështetje financiare të bujqësisë, i cili u paraqit nga grupi parlamentar i LSDM-së dhe koalicionit. Taleski tha se për këtë gjendje në bujqësi përgjegjësi direkte ka VMRO dhe kryeministri Mickoski, i cili premtoi subvencione më të larta, plasman të sigurt dhe jetë më të mirë për bujqit, por nuk realizoi asgjë – bujqësia po kolapsionon.

„Bujqësia maqedonase sot përballet dhe ndodhet në gjendje katastrofale, gjendje për të cilën përgjegjësi politike direkte mban VMRO dhe kryetari i qeverisë Hristijan Mickoski. Premtuat rilindje bujqësore. Ndërsa sollët shkretëtirë bujqësore. Premtuat subvencione më të larta, plasman të sigurt dhe jetë më të mirë për bujqit“, tha Taleski.

Ai theksoi se pasojat e politikave të pushtetit i ndiejnë drejtpërdrejt bujqit, të cilët investojnë kohë, para dhe mund, por në fund prodhojnë me humbje. Për shkak të gjendjes së rëndë dhe krizës, bujqit detyrohen t’i braktisin arat dhe t’i shkatërrojnë vetë mbjellat, gjë që është sinjal serioz për gjendjen e bujqësisë.

„Çdo ditë jemi dëshmitarë të çmimeve të ulëta të blerjes, kostove të larta të prodhimit, plasmanit të pasigurt dhe pagesave të vonuara. Bujku investon muaj të tërë mund, shpenzon para për farë, pleh, naftë, preparate, fuqi punëtore, e kur vjen koha e shitjes kupton se prodhimi është me humbje“, tha Taleski.

Taleski theksoi se VMRO para zgjedhjeve u premtoi duhanarëve rritje të subvencioneve dhe blerje të sigurt, ndërsa pas ardhjes në pushtet subvencionin e uli nga 100 në 80 denarë.

„Kur ishit opozitë u premtonit çdo ditë se kur të vini në pushtet do ta rrisni subvencionin dhe se do të ketë blerje të sigurt. Kur erdhët në pushtet subvencionin nga 100 denarë ua ulët në 80 denarë. I mashtruat duhanarët, u premtonit më shumë, por morën edhe më pak“, tha Taleski.

Ai paralajmëroi për gjendjen e vreshtarëve, të cilët shkatërrojnë vreshtat sepse prodhimi nuk u shpaguhet, si dhe për problemet e prodhuesve të grurit, orizit dhe blegtorëve.

„Sot ka prodhues që shkatërrojnë vetë vreshtat, sepse mundi nuk u shpaguhet. Kur njeriu vendos ta shkulë vreshtin që e ka kultivuar me vite, kjo është tregues i qartë se ka humbur besimin në sistem. Të shohim prodhuesit e orizit dhe grurit që përballen me çmime blerjeje shumë më të ulëta se kostot e prodhimit. Të shohim blegtorët dhe prodhuesit e qumështit që luftojnë të mbulojnë kostot për ushqim, rritje dhe mirëmbajtje të fermave. Pyetja është thjesht ku është rilindja e premtuar që u premtuat bujqve? A do të mbajë dikush më në fund përgjegjësi për atë që i mashtruat bujqit?“, tha Taleski.

Në fjalimin e tij Taleski theksoi se LSDM dhe koalicioni si përgjigje ndaj krizës propozuan ligj për mbështetje financiare për zvogëlimin e pasojave të krizës ekonomike mbi bujqësinë, blegtorinë dhe blerjen e produkteve bujqësore në vitin 2026, me të cilin parashikohej mbështetje financiare totale prej 4 miliardë denarësh, e destinuar për më shumë prodhime bujqësore dhe blegtorale.

Taleski i shpjegoi masat konkrete, ndër të cilat mbështetje për vreshtarët prej 8 denarë për kilogram rrush të prodhuar dhe të shitur nga varietetet Vranec dhe Kratoshija, si dhe 300.000 denarë për hektar për vreshtat e evidentuara të këtyre varieteteve për të cilat në vitin 2026 nuk ka realizuar blerje. Për specin ajvar mbështetje prej 10 denarë për kilogram të prodhuar dhe të shitur dhe 200.000 denarë për hektar sipërfaqe të mbjellë. Mbështetje prej 5 denarë për kilogram grurë, 8.000 denarë për kokë gjedhi, 10 denarë për kilogram oriz të prodhuar dhe të shitur.

„Bujqit kërkojnë çmime të sigurta blerjeje, subvencione të rregullta, shërbime prodhimi të shpaguara dhe shtet që do të qëndrojë pas tyre. VMRO nuk mund të flasë për rilindje bujqësore dhe njëkohësisht të shohë si bujqit i braktisin arat. Vreshtarët shkatërrojnë mbjellat dhe prodhuesit heqin dorë nga ekzistenca e tyre. Mjaft me premtime, mjaft me poshtërimin e bujqve. Është koha që bujku maqedonas të marrë respekt, siguri dhe fitim të drejtë nga populli i vet“, tha Taleski.

Pas arsyetimit nga Taleski, deputetët e VMRO, ZNAM dhe VLEN e refuzuan projekt–Ligjin e grupit parlamentar të LSDM-së dhe koalicionit për mbështetje financiare të bujqve, votuan kundër, u vunë kundër bujqve.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër