Katër persona janë privuar nga liria në rrethinën e Demir Hisarit, pasi policia ka gjetur rreth 40 metra kub dru për ngrohje të prerë në mënyrë të paligjshme.
Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur më 13 tetor 2026, rreth orës 14:00, në vendin e quajtur Mramoricë, në rrethinën e Demir Hisarit.
Nëpunësit policorë të Njësisë së Punëve të Brendshme në Demir Hisar kanë privuar nga liria G.K. (55) nga Kavadari, D.K. (51) nga fshati Kërnjevë, në rrethinën e Kavadarit, E.R. (37) nga fshati Slivnik, në rrethinën e Velesit, dhe L.V. (32) nga Kavadari.
Gjatë kontrollit të dy automjeteve transportuese, në të cilat ndodheshin katër personat, policia ka gjetur dhe sekuestruar rreth 40 metra kub dru për ngrohje, të prerë në mënyrë të paligjshme.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj personave të përfshirë do të parashtrohet kallëzimi përkatës.
