Shkup, 16 tetor, Zhurnal.mk – Në Konferencën e Kryetarëve të Parlamenteve dhe të Sekretarëve të Përgjithshëm të vendeveanëtare të Këshillit të Evropës, e cila po et më 15 dhe 16 tetor 2026 në Romë, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, mbajti fjalim me temën „Rivendosja e
rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla: roli i parlamenteve në përballjen me krizat bashkëkohore dhe reagimin ndaj tyre“.
Në fjalimin e tij para homologëve, Kryetari Gashi theksoi se, në kushtet e pasigurisë së shtuar dhe sfidave komplekse gjeopolitike, të sigurisë dhe ekonomike, e drejta ndërkombëtare përbën një parakusht kyç për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, mbrojtjen e sovranitetit dhe të drejtave të shteteve, si dhe vendosjen e rregullave të qarta në marrëdhëniet ndërkombëtare.
Në këtë drejtim, ai vuri në pah nevojën për institucione të forta që do të sigurojnë zbatimin e qëndrueshëm të këtyre rregullave, duke theksuar rolin e parlamenteve në mbikëqyrjen demokratike, legjitimimin e
detyrimeve ndërkombëtare dhe nxitjen e dialogut dhe bashkëpunimit. Duke iu referuar rolit të Këshillit të Evropës, ai theksoi kontributin e kësaj Organizate në avancimin e
të drejtave të njeriut, demokracisë dhe sundimit të së drejtës.
Ai theksoi gjithashtu se diplomacia parlamentare është një instrument i rëndësishëm për forcimin e besimit të ndërsjellë, thellimin e dialogut ndërparlamentar dhe zhvillimin e partneriteteve afatgjata, të bazuara në bashkëpunim dhe respekt të ndërsjellë.
Në kontekstin e sfidave bashkëkohore, Kryetari Gashi theksoi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe të veprimeve të koordinuara për forcimin e qëndrueshmërisë kolektive dhe përballimin e sfidave të përbashkëta të sigurisë, ekonomike dhe sociale.
Në përfundim, ai theksoi se, përmes dialogut të hapur, shkëmbimit të përvojave dhe mbështetjes së ndërsjellë, parlamentet mund të kontribuojnë në sigurimin e paqes së qëndrueshme, stabilitetit dhe zhvillimit të qëndrueshëm, në interes të qytetarëve.
