Albi Qamili: Tetova ka potencial, të ardhmen duhet ta ndërtojnë në vendlindje

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 21 tetor, Zhurnal.mk – Zëvendëskryetari i Komunës së Tetovës, Albi Qamili, mori pjesë në forumin e karrierës “NextGen CareerUp 26”, të organizuar nga Instituti për Lidership dhe Politika Publike (ILPP) në Tetovë, me qëllim afrimin e të rinjve me tregun e punës.

Forumi mblodhi përfaqësues të institucioneve, universiteteve dhe sektorit privat për të diskutuar mundësitë e zhvillimit profesional dhe punësimit të të rinjve.

Qamili theksoi rëndësinë e mbështetjes institucionale për iniciativat që krijojnë mundësi konkrete për të rinjtë dhe forcojnë bashkëpunimin mes institucioneve arsimore dhe punëdhënësve.

“Tetova ka të rinj me potencial të jashtëzakonshëm. Ata meritojnë mundësi për ta dëshmuar veten dhe për ta ndërtuar të ardhmen pikërisht këtu”, u shpreh Qamili.

Ai nënvizoi se mbështetja e të rinjve dhe krijimi i kushteve për zhvillimin e tyre profesional janë thelbësore që ata të shfrytëzojnë aftësitë e tyre dhe të ndërtojnë të ardhmen në vendlindje.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër