Lehtësohen procedurat për viza në Arabinë Saudite për qytetarët e Maqedonisë së Veriut

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Rijad, 22 tetor Zhurnal.mk – Qytetarët e Maqedonisë së Veriut do të mund të pajisen me vizë elektronike turistike ose me vizë pas mbërritjes në Arabinë Saudite, njofton Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme.

Sipas njoftimit, Maqedonia e Veriut është përfshirë zyrtarisht në listën e shteteve, qytetarët e të cilave kanë të drejtë të aplikojnë për vizë elektronike turistike (e-Visa) ose të marrin vizë pas mbërritjes (Visa on Arrival) në Mbretërinë e Arabisë Saudite.

Ministria vlerëson se lehtësimi i procedurave do të mundësojë udhëtime më të shpejta dhe me më pak burokraci për qytetarët, duke krijuar njëkohësisht mundësi të reja për rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Sipas njoftimit, kjo masë pritet të kontribuojë në zhvillimin e shkëmbimeve turistike, zgjerimin e kontakteve afariste dhe forcimin e lidhjeve të përgjithshme mes Maqedonisë së Veriut dhe Arabisë Saudite.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër