Zelensky: Sulmet e përgjakshme tregojnë se nuk ka asnjë ndryshim në qëndrimin e Rusisë ndaj luftës

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Kiev, 22 tetor Zhurnal.mk – Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka deklaruar se sulmet e përgjakshme tregojnë se nuk ka asnjë ndryshim në qëndrimin e Rusisë ndaj luftës.

Goditjet e reja ajrore erdhën vetëm pak orë pasi Presidenti rus Vladimir Putin i tha të dërguarit të SHBA-së, Steve Witkoff, se vendi i tij është i gatshëm të rifillojë bisedimet trilaterale me Uashingtonin dhe Kievit.

Sirenat e alarmit ajror u dëgjuan gjatë gjithë natës dhe ditës në Kiev, ku autoritetet komunale konfirmuan dy të vrarë dhe mbi 30 të plagosur. Goditjet dëmtuan ndërtesa banimi, objekte energjetike, dyqane.

Në qytetin e Lozova-s, dy gra humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën pas një sulmi në një treg të populluar. Ndërkohë, autoritetet ukrainase kanë urdhëruar evakuimin me shpejtësi të të gjitha familjeve dhe fëmijëve nga qytetet e linjës së frontit, Kramatorsk dhe Sloviansk.

“Sulmet filluan pothuajse menjëherë pasi i dërguari amerikan Witkoff dhe Putin mbajtën bisedime disaorëshe në Shën Petërburg. Kjo tregon se nuk ka asnjë ndryshim real në qëndrimin e Rusisë ndaj gjithçkaje që po ndodh” u shpreh Zelensky.

Sulmet e reja ushtarake erdhën në një kohë kur diplomacia ndërkombëtare po tenton të gjejë një rrugëdalje, megjithëse marrëdhëniet mes Kievit dhe Uashingtonit mbeten të tenderuara.

Propozimet e SHBA-së: Kremlini deklaroi se është i hapur për bisedime trilaterale muajin e ardhshëm, por hodhi poshtë idetë e reja të paraqitura nga emisari amerikan Witkoff, të cilat u hartuan në bashkëpunim me vendet evropiane dhe Ukrainën.

Zelensky paralajmëroi për sulme të tjera në vijim dhe sugjeroi se Moska po shfrytëzon ngadalësimin e furnizimeve me sisteme të mbrojtjes ajrore (si Patriot) nga partnerët perëndimorë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër