Mucunski udhëhoqi delegacionin qeveritar në shënimin e 23 Tetorit

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 23 tetor, Zhurnal.mk – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, sot në Shkup udhëhoqi delegacionin qeveritar që vendosi lule pranë Monumentit të Themeluesve të VMRO-së, me rastin e 23 Tetorit, Ditës së Luftës Revolucionare Maqedonase.

Me rastin e festës, ministri Mucunski theksoi se 23 Tetori është një kujtesë për idealet e lirisë, pavarësisë dhe shtetformimit, si dhe një ditë respekti ndaj brezave që trasuan rrugën drejt shtetit bashkëkohor maqedonas.

“Obligimi ynë është t’i ruajmë këto ideale me dinjitet dhe të ndërtojmë një shtet të fortë, të qëndrueshëm dhe të respektuar ndërkombëtarisht, duke e udhëhequr me përgjegjësi drejt përparimit dhe arritjeve të reja”, porositi Mucunski.

“Të zotët në të vetën” – Gëzuar Dita e Luftës Revolucionare Maqedonase!

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër