LAMM: Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme

Nga R.ZH
A+ A-
Rivendos

Shkup, 24 tetor, Zhurnal.mk – Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, ndërsa rrugët janë të thata, njofton Lidhja Automoto e Maqedonisë (LAMM).

Intensiteti i trafikut jashtë zonave urbane është mesatar. Ndërkohë, në pikat kufitare në anën e Maqedonisë së Veriut nuk janë regjistruar pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM u bën apel drejtuesve të automjeteve që të përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe të drejtojnë me kujdes, veçanërisht në zonat përgjatë luginave të lumenjve dhe grykave malore, ku ekziston rreziku i rrëshqitjeve të dheut.

Kujdes i shtuar rekomandohet në segmentet rrugore Katllanovë–Veles, Mavrovë–Dibër–Strugë, Vinicë–Berovë dhe Koçan–Dellçevë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër