Nisin protestat në Francë, policia në Paris: Gjithçka është e qetë në qytet

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Paris, 24 tetor Zhurnal.mk – Policia e Parisit thotë se “gjithçka është e qetë” në qytet, ndërsa në kryeqytetin francez kanë nisur demonstratat.

Në një postim në X, prefektura bën të ditur se forcat e saj janë “në terren dhe në ajër, për t’u mundësuar demonstruesve të marshojnë të sigurt nga Porte d’Italie deri në Porte de Vincennes”.

Në Paris është lejuar një protestë, e cila duhet të zhvillohet në mënyrë strikte përgjatë një itinerari të caktuar.

Më herët, efektivët e policisë u kërkuan njerëzve të largohen nga sheshi “Place de la Bastille” dhe të drejtohen për te “Porte d’Italie”, ku fillon marshimi i autorizuar.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër