Gërmonin ilegalisht për ar në Gostivar, policia ua ndërpret “gjuetinë e thesarit” – katër të arrestuar

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Gostivar, 24 tetor Zhurnal.mk – Katër burra janë ndaluar nga policia në fshatin Kalishtë të Gostivarit, pasi janë kapur duke gërmuar ilegalisht në kërkim të arit, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Ngjarja ka ndodhur më 23 tetor, rreth orës 20:20, në vendin e quajtur „Guri Sokoleci“. Të ndaluarit janë N.S. (63) nga Xhepçishti, M.D. (55) nga Çellopeku, si dhe Z.M. (72) dhe N.K. (78) nga Vrapçishti.

Gjatë kontrollit, policia u ka sekuestruar një detektor metalesh, lopata, kazma dhe mjete të tjera që dyshohet se janë përdorur për gërmime.

Ata dyshohen për veprën penale „dëmtim ose shkatërrim i të mirave nën mbrojtje të përkohshme ose i rrallësive natyrore“, sipas nenit 264 të Kodit Penal.
Të katër janë mbajtur në stacion policor, ndërsa pas dokumentimit të rastit do të pasojë kallëzimi përkatës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër