Kurti pranon raportet nga Gërvalla e Sveçla për vrasjen e Arlinda Zekajt

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 29 tetor Zhurnal.mk – Zyra e Kryeministrit ka pranuar raportet e hollësishme nga Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Punëve të Brendshme lidhur me rastin e Arlinda Zekajt.

Sipas njoftimit, raportet do të shqyrtohen dhe analizohen në detaje, së bashku me ministrat përkatës, për të sqaruar historikun dhe rrjedhën e rastit, si dhe për të identifikuar lëshimet e mundshme, neglizhencën, mosreagimin dhe përgjegjësinë institucionale.

Në fokus të shqyrtimit do të jenë të gjitha veprimet dhe trajtimet institucionale që lidhen me rastin.

Lidhur me këtë çështje dhe veprimet e mëtejme, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla-Schwarz, dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, do të mbajnë konferencë të përbashkët për media të premten, në orën 09:00, në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër