VMRO-DPMNE ndaj Filipçes: Ku ishit kur falimentoi Eurostandard Banka?

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 3 nëntor, Zhurnal.mk – VMRO-DPMNE e akuzoi LSDM-në dhe liderin e partisë, Venko Filipçe, për standarde të dyfishta në raportin ndaj sektorit bankar, duke theksuar se kritikat e sotme për gjendjen me Alta Bankën janë në kundërshtim me sjelljen e tyre në kohën kur falimentoi Eurostandard Banka.

Nga partia në pushtet pyesin se ku ishin Filipçe dhe LSDM-ja kur kursimtarët e Eurostandard Bankës i humbën mjetet e tyre dhe pse atëherë, siç theksojnë, nuk tregonin të njëjtin shqetësim për qytetarët.

Në komunikatën partiake rikujtohen edhe dyshimet dhe pyetjet që lidhen me kreditimin e kompanive të afërta me LSDM-në dhe Zoran Zaevin, si dhe me tërheqjen e mjeteve nga banka nga ana e ministres së atëhershme të Financave, Nina Angellovska, menjëherë para mbylljes së saj.

VMRO-DPMNE pretendon se Angellovska ka tërhequr 250 mijë euro disa ditë para falimentimit të bankës, ndërsa problematizon edhe vendimet e institucioneve të atëhershme në procedurën për heqjen e licencës së punës.

Nga partia vlerësojnë se sistemi bankar nuk duhet të jetë objekt i përllogaritjeve politike dhe manipulimeve, por njëkohësisht e akuzojnë opozitën për qasje hipokrite ndaj zhvillimeve aktuale.

“Standardet e dyfishta të LSD-së nuk do të kalojnë”, porosisin nga VMRO-DPMNE.

artikuj të ndërlidhura