Ushtarët dhe të punësuarit në mbrojtje me paga më të larta nga Viti i Ri, Misajllovski paralajmëron rritje historike

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 3 nëntor, Zhurnal.mk – Pagat e pjesëtarëve të Armatës dhe të punësuarve në mbrojtje do të rriten për 10 për qind nga 1 janari 2027. Këtë e paralajmëroi ministri i Mbrojtjes, Vlado Misajllovski, duke theksuar se bëhet fjalë për rritjen më të madhe deri më tani, e shprehur në vlerë absolute.

Me këtë rritje do të shtohet paga bazë, por edhe komponentët e tjerë që përfshihen në të ardhurat mujore totale të të punësuarve.

Misajllovski theksoi se marrëveshja është rezultat i bashkëpunimit me sindikatat dhe përkushtimit për përmirësimin e statusit dhe kushteve të punës për pjesëtarët e Armatës dhe të mbrojtjes.

Mjete shtesë për këtë qëllim janë paraparë edhe me buxhetin e ri, i cili tashmë ka kaluar në seancë qeveritare. Sipas njoftimeve të ministrit, buxheti për mbrojtjen në vitin 2027 do të rritet për dy miliardë denarë.

Rritjen e mirëpritën edhe përfaqësuesit e sindikatave reprezentative në mbrojtje dhe të ushtarëve profesionistë, Sinisha Stançevski dhe Adnan Aliti, të cilët shprehën kënaqësinë për marrëveshjen e arritur dhe rolin e dialogut social në realizimin e saj.

artikuj të ndërlidhura