Antikorrupsioni nuk ka më lëndë strategjike, kritika erdhën edhe nga Brukseli, thotë Mirçevska nga Instituti për Demokraci

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Shkup, 4 nëntor Zhurnal.mk – Marija Mirçevska nga Instituti për Demokraci dhe Sllagjana Taseva, kryetare nderi e Transparency International, debatuan sonte në emisionin “Top Tema”, pas gjetjeve të Komisionit Evropian në raportin për progresin e Maqedonisë.

Raporti është mjaft kritik sa i përket punës së Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK). Viti i kaluar ishte mjaft i trazuar për këtë institucion, duke pasur parasysh dorëheqjen e kryetares së Komisionit pas hapjes së një lënde kundër saj, si dhe dorëheqjen e një anëtari tjetër të Komisionit. U bënë përpjekje për zgjedhjen e përbërjes së re në një kohë kur kredibiliteti i institucionit ishte dëmtuar ndjeshëm, tha Mirçevska.

Sipas saj, gjatë vitit të kaluar KSHPK-ja nuk arriti të përcaktojë drejtimin e duhur në luftën kundër korrupsionit. Nga ana tjetër, pritej që Komisioni të hapte lëndë strategjike, të cilat kanë rëndësi thelbësore. Ajo rikujtoi se përbërja e mëparshme kishte trajtuar raste si projekti “Bechtel dhe Enka” dhe ndërtimi përballë hotelit “Holiday Inn”, ndërsa tani nuk ka më lëndë strategjike.

Duke folur për atë nëse Komisioni arrin të ushtrojë presion të suksesshëm ndaj institucioneve shtetërore që të veprojnë në bazë të gjetjeve të tij, Mirçevska vlerësoi se edhe në këtë drejtim ka dështime.

Ajo përmendi si shembull rastin e tragjedisë në Koçan, pas së cilës Komisioni ndërmori një kontroll antikorrupsion të shtatë ligjeve, duke evidentuar probleme sistemike që kishin çuar në këtë tragjedi.

“Megjithatë, nuk u ushtrua presion i mjaftueshëm ndaj institucioneve shtetërore, pushtetit legjislativ dhe atij ekzekutiv, që të vepronin në bazë të këtyre gjetjeve dhe të eliminonin mangësitë sistemike të evidentuara nga Komisioni”, tha Marija Mirçevska.

artikuj të ndërlidhura