Presidenti Begaj pranon letrat kredenciale të ambasadorit të ri të Izraelit

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 6 nëntor, Zhurnal.mk – Presidenti i Republikës, Bajram Begaj priti ambasadorin e Shtetit të Izraelit, Jonathan Peled Kaynar, me rastin e paraqitjes së letrave kredenciale.

Gjatë ceremonisë, Presidenti Begaj i uroi ambasadorit suksese në misionin e tij diplomatik.

Në vijim të takimit, u vlerësuan marrëdhëniet e shumë të mira ndërmjet Shqipërisë dhe Izraelit, të cilat këtë vit shënojnë 35-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve tona.

Presidenti Begaj theksoi rëndësinë e forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh, veçanërisht në fushat e ekonomisë, teknologjisë, sigurisë, mbrojtjes kibernetike, turizmit dhe shkëmbimeve mes njerëzve.

Gjatë bashkëbisedimit u theksua rëndësia e bashkëpunimit për promovimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit.

artikuj të ndërlidhura