Romë, 6 nëntor, Zhurnal.mk – Nuk ka dyshim se Evropa sot ndodhet në një udhëkryq të ri në historinë e saj dhe duhet të zgjedhë të marrë përsipër përgjegjësi më të gjera në çështjet ndërkombëtare, deklaroi presidenti i Republikës, Sergio Mattarella, gjatë një takimi me një delegacion nga Fondacioni “Nizami Ganjavi”.
“Situata është gjithçka tjetër veçse e thjeshtë. Në disa aspekte, ajo është e paprecedentë – e shënjuar nga agresioni brutal i Federatës Ruse kundër Ukrainës, përkeqësimi i konflikteve në Lindjen e Mesme dhe intensifikimi i krizave të shumta ku disa prej të cilave janë harruar në pjesë të tjera të botës”, shtoi ai.
”Ambiciet serioze për dominim territoresh po rishfaqen sërish”, shtoi kreu i shtetit.
