Fotoja familjare e samitit të 9-të të Komunitetit Politik Europian (EPC) në Dublin

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 12 nëntor, Zhurnal.mk – Liderët europianë janë mbledhur sot në Dublin, Irlandë, ku po zhvillon punimet samiti i 9-të i Komunitetit Politik Europian (EPC).

Pjesëmarrës në këtë samit, kryeministri Edi Rama ndau sot foton familjare nga ky takim i rëndësishëm ku marrin pjesë rreth 50 liderë europianë.

Në qendër të punimeve të këtij samiti janë lufta në Ukrainë, siguria evropiane dhe sfidat ekonomike të kontinentit, përfshirë Inteligjencën Artificiale (IA). Samiti fokusohet po ashtu te konkurrueshmëria dhe siguria e Evropës.

Në samit marrin pjesë gjithashtu kryeministri kanadez Mark Carney dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte.

Komuniteti Politik Evropian, i cili përfshin jo vetëm vendet anëtare të Bashkimit Evropian, por edhe Britaninë e Madhe, Turqinë, Ukrainën, Moldavinë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor e të Kaukazit, u krijua disa vite më parë me nismën e presidentit francez Emmanuel Macron.

Të premten, 27 udhëheqësit e Bashkimit Evropian do të zhvillojnë një takim të veçantë, ku do të diskutojnë për Inteligjencën Artificiale dhe zhvillimet më të fundit të luftës së Rusisë kundër Ukrainës, përfshirë nevojat financiare në rritje të Kievit.

Diskutimet për IA-në pritet të përqendrohen te mënyrat se si Evropa mund të shndërrohet në një aktor kryesor në këtë sektor, ku aktualisht dominojnë kompanitë amerikane, si dhe te ndikimet shoqërore dhe mjedisore të kësaj teknologjie.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër