Mickoski në lëshimin në përdorim të kopshtit për fëmijë „Lavçe“ në Inxhikovo: Vazhdojmë të realizojmë projekte

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 13 nëntor, Zhurnal.mk – Kryeministri Hristijan Mickoski sot mori pjesë në lëshimin në përdorim të kopshtit të ri për fëmijë „Lavçe“ në vendbanimin Inxhikovo, duke theksuar se çdo projekt i përfunduar sjell më shumë lumturi dhe gëzim për më të dashurit.

„Mirëdita edhe nga unë. Edhe një ditë, edhe një projekt i përfunduar, edhe një projekt vërtet i mrekullueshëm – një kopsht për fëmijë. Kur lëshohet në përdorim një projekt i tillë, kjo do të thotë më shumë lumturi, më shumë gëzim, më shumë momente të bukura, para së gjithash për më të dashurit, për fëmijët e vegjël, dhe njeriu nuk mund ta fshehë emocionin, sepse këto janë vërtet momente të mrekullueshme për mua“, deklaroi Mickoski.

Ai falënderoi ministrin, kryetarin e komunës, deputetët, këshilltarët, të punësuarit në Komunën e Gazi Babës dhe kolegët nga Qeveria për realizimin e projekteve të nisura që në formimin e Qeverisë në qershor të vitit 2024, duke shtuar se ato tani po marrin kuptimin e tyre dhe tashmë kanë përfituesit e parë.

„Vazhdojmë në këtë drejtim edhe në të ardhmen dhe vazhdojmë të realizojmë projekte. Ka edhe shumë projekte të tjera në periudhën që vjen, të cilat do të përfundojnë, do të finalizohen dhe do të lëshohen në përdorim. Prandaj, ju bëj thirrje juve, mediave, që ta përcjellim të gjithë atë që nënkupton ndërtimi i Maqedonisë. Ju faleminderit“, u shpreh kryeministri.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër