Klekovski: Një shpim me gjilpërë për zbulimin e hershëm, kujdesi për shëndetin e meshkujve nuk duhet të jetë tabu

Nga I.A
A+ A-
Rivendos

Shkup, 13 nëntor, Zhurnal.mk – Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, sot, në kuadër të fushatës “Movember”, vizitoi Institucionin Shëndetësor “Zhelezničar” dhe, së bashku me drejtorin Spase Janev, mbështeti iniciativën për testime falas të PSA-së, me qëllim zbulimin e hershëm të kancerit të prostatës. Në këtë aktivitet morën pjesë edhe deputeti në Kuvend, Dragan Kovaçki, kryetari i Odës së Mjekëve, prof. dr. Nikola Jankullovski, drejtori i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari, Jovica Andovski, si dhe drejtori i Klinikës Universitare për Mjekësi Fizikale dhe Rehabilitim, dr. Zlatе Mehmedoviq.

„Nëntori është muaji kur mustaqet janë simbol i një mesazhi të rëndësishëm: kujdesi për shëndetin e meshkujve nuk duhet të jetë tabu. Parandalimi është investimi më i mirë në shëndet“, deklaroi ministri Klekovski.

Ministri theksoi se kanceri i prostatës është një nga sëmundjet malinje më të shpeshta te meshkujt, se numri i rasteve të diagnostikuara rishtazi është në rritje dhe se në vendin tonë kjo sëmundje shpesh zbulohet në një fazë më të avancuar, kur mundësitë për trajtim janë të kufizuara.

„Meshkujt shpesh i shtyjnë kontrollet mjekësore për shkak të frikës, turpit ose bindjes se janë të shëndetshëm. Kujdesi për shëndetin nuk është dobësi, por përgjegjësi ndaj vetes dhe familjes“, u shpreh Klekovski.

Testimi është i thjeshtë dhe i shpejtë — një shpim me gjilpërë, me një pikë gjaku nga gishti. Ministri sqaroi se vlera e rritur e PSA-së nuk do të thotë automatikisht se bëhet fjalë për kancer, pasi ajo mund të jetë pasojë e zmadhimit beninj të prostatës, inflamacionit ose infeksionit. Rezultati interpretohet nga mjeku, i cili, në rast dyshimi, e udhëzon pacientin për vlerësim urologjik. Biseda për testimin e PSA-së zakonisht fillon rreth moshës 50-vjeçare, ndërsa te meshkujt me histori familjare të kancerit të prostatës, rreth moshës 45-vjeçare.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër