Më shumë se 30 anëtarë të LSDM-së nga Gjorçe Petrovi kalojnë në ZNAM

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Shkup, 14 nëntor Zhurnal.mk – Më shumë se 30 anëtarë të Organizatës Komunale të LSDM-së në Gjorçe Petrov e kanë braktisur partinë dhe i janë bashkuar Lëvizjes ZNAM – Për Maqedoninë Tonë, njoftuan nga ZNAM.

Anëtarët e rinj i kanë mirëpritur sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes ZNAM, Goran Minçev, dhe kryetari i organizatës komunale në Gjorçe Petrov, Slavoljub Totiq.

“Ky hap është një tjetër dëshmi se gjithnjë e më shumë qytetarë e njohin politikën e ZNAM-it si autentike, parimore dhe të përkushtuar ndaj interesave të qytetarëve. Gjendja në të cilën ndodhet LSDM-ja, mungesa e një vizioni të qartë politik dhe humbja e besimit te qytetarët janë disa nga arsyet për të cilat anëtarësia po e braktis partinë”, deklaruan nga ZNAM.

Nga kjo parti thonë se vazhdojnë t’i mbajnë dyert e hapura për anëtarë të rinj, të cilët dëshirojnë të kontribuojnë për një politikë ndryshe, të përgjegjshme dhe dinjitoze.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër